Rreth Nesh

Shoqëria AllGllas është një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar2001.

Shoqëria ka tre ortakë me pjesë të barabarta dhe konkretisht: Llambi Roci; Besim Roci; Sokol Tusha. Administrator i kompanisë është zoti Llambi Roci dhe organet drejtuese të shoqërisë janë ortakët dhe administratori i saj. Selia e shoqërisë tani ndodhet në fshatin Ahmetaq të Tiranës, investim të cilin firma e ka bërë së fundmi.

Zanafilla e kompanisë nis pas kthimit të zotit Llambi Roci i cili pati punuar si emigrant në Greqi po në të njëjtin profil pune. Pas kthimit të tij, themeloi kompaninë AllGllas shpk. Objekti themelor i kompansië ishte pëpunimi dhe tregtimi i xhamit. Pra bazë për ndërrmarjen ishte iniciativa dhe eksperienca 10 vjecare 1990-2000 që zoti Roci arriti, nëpërmjet punës dhe kualifikimeve të shumta të kryera nga ana e tij dhe trajnimeve të ndryshme.

Bazuar në eksperiencën e mësipërme dhe shpirtin e tij krijues ai vendos që së bashku me dy ortakët e tij të investojë në fushën e përpunimit dhe tregtimit të produkteve prej xhami për plotësimin e nevojave përherë e në rritje të tregut shqipëtar për këto produkte. Për këtë qëllim ai investoi të gjitha kursimet e tij në themelimin e kësaj kompanie, duke sjellë teknologjinë e fundit për përpunimin e materialeve të xhamit.

AllGllas shpk me një experience 13 vjecare operon në tregun shqipëtar në fushën e përpunimit dhe tregtimit të produkteve prej xhami.

Aktivitet fillestar i kompanisë është ushtruar në një ambient 600 metër katrorë, më vonë, pas zgjerimit të kompanisë u shtua nevoja për një ambient më të madh me sipërfaqe ndërtimore rreth 800 metër katror dhe magazinat ne Ahmetaq 3000 m2.

Këto ndërmarrje ndodhen në ambientet e ish ndërrmarjes, Rruga Ura, në të cilën firma ndodhet edhe sot. Objekti kryesor i kompanisë është prodhimi dhe tregtimi i artikujve të ndryshëm prej xhami të përpunuar, alumini të përpunuar, artikujve të kombinuar prej tyre si edhe import dhe eksporti i këtyreve produkteve.

AllGllas shpk është e vetmja firmë shqiptare e cila ka investuar në Shqipëri në linjën më moderne europiane të prodhimit të xhamave të fasadave strukturale dhe gjysemstrukturale.

Bashkëpunimi më firma prestigjoze si: AGC Glass dhe Saint-Gobain i ka dhënë kompanisë AllGllas besueshmëri si në tregun shqipëtar ashtu edhe më gjërë. Nëse kërkoni që të keni një arkitekture moderne dhe nje faturë të ulet të energjisë elektrike këtë ua ofrojnë vetëm produktet e AllGllas. Për një jetë plot drite dhe më të shëndetshme.